Flet Eni Çobani! Si e njoh unë familjen Berisha

Date:

- Advertisement -

Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë mikeshë me Eni Çobanin. Shoqe klase në kursin e jurisprodencës, Çobani është dëshmitare e njohjes dhe dashurisë së Argita Berishës me Jamarbër Malltezin, edhe e ftuara speciale në dasmën e tyre. Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, zonja Eni tregon se si e njeh çiftin dhe familje Berisha.

“Unë kam shoqe me Argitën dhe Jamarbrin. Me Argitën kemi qenë në një klasë në shkollë të lartë në Juridik. Ndërsa me Jamarbrin jemi moshatarë, babai i Arbrit me tim at kanë qenë shumë miq. Po ashtu me Sali dhe Lirie Berishën jemi komshinj, kemi jetuar për vite afër njëri-tjetrit. Argitën kam vite që nuk e kam takuar, sepse unë u largova nga Fakulteti i Drejtësisë dhe u futa në pozicione të arta, ndërsa Argita dha mësim si pedagoge në Kosovë për shumë kohë. Argita si vajzë politikani, është profili më i thjeshtë dhe modest që kam takuar ndonjëherë, nëse e krahasoj me vajzat e politikanëve të tjerë. Kur ishin në shkollë, nuk e kuptoje nëse ajo ishte vajza e presidentit. Këtë vajzë e ruante gjithmonë një njeri, në bazë të protokollit. Por ne nuk e kemi parë kurrë atë njeri që qëndronte shumë në distancë nga ambientet e fakultetit. Edhe ne e kemi kuptuar shumë vonë që ai njeri ruante Argitën. Kaq e thjeshtë ka qenë kjo vajzë. Ruaj respekt të veçantë për mikën time të veçantë.”, tha zonja Eni në DritareTV

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...

Ëndërruam vendin e parë, por përfunduam në vendin e fundit! Ukraina na dërgon në ligën C

Një mbrëmje për t’u harruar në “Air Albania”. Kuqezinjtë...