Futbolli në zi, Legjenda Gjermane humb jetën në moshën 63 vjeç

Date:

- Advertisement -

Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Media gjermane Bild shkruan se ish-ylli i Bajernit, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak.

Brehme, përveçse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimim në minutën e 85-të.

Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...