Ganiu rrëqeth me historinë e trishtë të humbjes së vëllait të tij. Të gjithë shpërthejnë në lot

Date:

- Advertisement -

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video, ku Ganiu ka rrëfyer një histori tejet të dhimbshme.

Banori i “BBVK” ka shpalosur historinë e trishtë të humbjes së vëllait të tij, i cili u nda nga jeta pas një beteje me kancerin.

Rrëfimi i tij ka bërë që të gjithë të shpërthenin në lot.

“Kur të largohen prindërit nga kjo jetë është mërzi, por nuk ka më rëndë për një prind se të varrosin fëmijën e tyre. Prej kur kam humbur vëllain, jam i copëtuar në të gjitha anët. Tani as nuk po e ndjek karrierën dhe as nuk po iu rri afër prindërve. Jam i copëtuar, dëshiroj t’i bëj krenar ata.

Shumë shpesh më kanë thirrë që të shkojmë te varri, shumë shpesh kam qenë duke u përplasur me makinë, vetëm që të arrija më shpejt. Nuk jam rehat, nuk jam ai Visari (emri i vërtetë) që kam luftuar, prej vitit të kaluar jam në 200 vende i copëtuar, unë e di sa jam mungesë në atë shtëpi, por nuk kam rrugë tjetër, ose vizionin ose mërzinë.

Ju kërkoj falje të gjithëve, kurrë nuk kam dashur që ta shfaqë anën time. Ishalla nuk e përjetoni kurrë, se aty e kupton se çfarë është me t’u djeg zemra, aty e kupton që fillon jeta, aty e kupton si është të jetosh ftohtë. Atë buzëqeshje që ma shihni çdo ditë, nuk është më siç ka qenë”.

E kam pasur krah të djathtë, falë tij jam këtu. Ditën e fundit, ka ndërruar jetë në ora 14:00, shkova të marr oksigjen edhe rrugës më lajmëruan që ndërroi jetë. Që nuk duhet më oksigjeni. Kurrë më i humbur nuk jam ndjerë në jetë. Nuk kishte më keq, nuk kishte më jeta kuptim”.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...