Gersi Troka merr medalje ari në Lojrat Speciale Olimpike

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka një tjetër kampion të artë në disiplinat e sportit. Gersi Troka është sportisti i ri i cili ka rrëmbyer medaljen e arit në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Gersi është me Sindromën Down dhe ndër sportistët që përfaqëson Shqipërinë në lojrat speciale.

Ai e ka nisur notin kur ishte 9 vjeç dhe sot ai është kampion. Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, teksa përfaqësohej vetëm me dy sportisë në Lojërat paraardhëse.

Gersi Troka ka bërë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, për rrjedhojë ka arritur që të marrë një medalje ari duke ngritur lart flamurin shqiptar. Sportisti shkëlqeu në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë (3:04.70), duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...