Mediat sportive gjermane shkruajnë se Shqipëria ka kërkuar talentin e Mainz 05, Brajan Gruda. Sipas asaj që raporton Bild Sport, Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqet të bindë 19-vjeçarin që të luajë për Shqipërinë.
Megjithatë, deri më tani, përpjekjet e Shqipërisë për të nënshkruar me sulmuesin kanë qenë të pasuksesshme. Sidoqoftë, po bëhen tratativa për të bindur djaloshin shkodran që të luajë me ngjyrat kuq e zi. I lindur në Gjermani, por me origjinë shqiptare, Gruda ka të drejtë të luajë për të dyja Kombëtaret.
Ai bëri debutimin e tij për Gjermaninë U-21 në shtator dhe ka bërë pesë paraqitje për skuadrën e Antonio Di Salvo. 19-vjeçari ka bërë 12 paraqitje për Mainz këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim./ZËRI/