Protagonistja e videoskandalit erotik me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është kërcënuar.
Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i cili ka thënë se gruaja e identifikuar si Alma. K. Ka kërkuar mbrojtje nga shteti për vete dhe vajzën e saj, por për momentin nuk i është ofruar.
Hoxha tha se ajo duhet të merret në mbrotje, pasi është personazhi kyç që mund të garantojë vijueshmërinë e procesit gjyqësor.
“Vajza është kërcënuar, ka kërkuar mbrojtje edhe për vete edhe për fëmijën. Për momentin nuk është në mbrojtje nga shteti, i kanë thënë do ta mendojmë. Ka tentuar të çojë fëmijën në një vend fqinj por nuk e kanë lënë familjarët e vetë. Jeta e saj duhet garantuar, se pa të nuk ka proces”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Ditën e sotme u publikua video e plotë e skandalit që çoi në shkarkimin e Safet Gjicit, një video përgjim 13 minutësh ku pas aktit seksual, kryebashkiaku i dorëhequr tashmë i Kukësit i jep gruas “OK” për një tender që parashikon strehimin dhe sterilizimin e qenve endacakë të qytetit.