I dha Italisë trofeun e kampionatit europian U-19 dhe debutoi me Juventusin, flet babai i Luis Hasës: Të vijmë te Shqipëria? Nuk e kemi ndarë ende…

Date:

- Advertisement -

Luis Hasa arriti që ta nxirrte Italinë U-19 si fituese të Kampionatit Europian të U-19. Një arritje e madhe për mesfushorin shqiptar i cili fitoi edhe çmimin nga UEFA si lojtari më i mirë i turneut. Lojtari shqiptar dha asist në fitoren e finales kundër Portugalisë në shifrat 1-0, ndërsa kishte dhënë dy asist edhe në fitoren e gjysmëfinales kundër Spanjës në shifrat 2-3.

Pak ditë më parë, Luis Hasa ka debutuar edhe me Juventusin e Allegrit. 19-vjeçari ka hyrë në fushë në minutën e 80 kundër Atalantës duke shijuar ekipin e parë pasi është pjesë e grupmoshave të bardhezinjve. Por a ka ndonjë mundësi që Luis Hasa t’i bashkohet Shqipërisë? Sport Ekspres ka intervsituar babain e Luisit, Arben Hasën.

Me origjinë nga Peqini, Arbeni ka shkuar në emigrim drejt Italisë shumë vite më parë. Atje gjendeshin dy vëllezërit e tij që e pritën, ndërsa ndoqi nga mbrapa në çdo hap edhe djalin e tij të vogël që sot duket se do t’ia shpërblejë të gjithë mundin dhe do të bëhet një yll në futbollin europian. Arbeni ka lënë gjithçka të hapur edhe sa i përket zgjedhjes së Shqipërisë.

“Kisha dy vëllezër të tjerë në Itali që më pritën, shkova tek ata. Më pas mora edhe familjen. Puna e parë që nisa këtu ishte ajo e ndërtimit. Pak vështirësi kishim në fillim pasi edhe vëllezërit e mi vetëm një vit kishin në Itali para se të shkoja unë.

Nuk na ka pritur askush me lule këtu sigurisht, sakrifica ka pasur. Edhe sot e kësaj dite punojmë bashkë, me vëllezërit. Luisi? E futa në fillim në stërvitje vetëm që të merrej me një aktivitet sportiv.

E kishim kampin sportiv afër shtëpisë. Kur ishte 7-vjeç e pa një nga vëzhguesit e Juventus. Shkuam për të bërë provimin një ditë. Që atëherë nuk e lëshuan më, thanë ky është lojtari ynë dhe pikë. Nga mosha 8-vjeç e deri tani është pjesë e Juventusit, se në moshën 8-vjeç bëhet regjistrimi i parë.

Në fillim nuk mendova se mund të arrinte shumë lart, kur ishte shumë i vogël. Pastaj kur e pashë se mund të bëhej një lojtar i mirë, ia vlente çdo gjë. Në disa raste lija edhe punën, më mbulonte vëllai dhe unë ndiqja Luisin. Kur ishte 13-14 vjeç, aty po e shihnim me një sy tjetër Luisi, që do të bëhej dikushi.

I ka bërë të gjithë rolet e mesfushës, mesfushor qendre, majtas ose djathtas, por edhe mbrapa sulmuesit kryesor. Debutimi me Juventusin e Alegrit? Ishte shumë emocionuese, nuk e përshkruaj dot, isha në stadium. Nuk e prisja që do të futej në atë ndeshje me Atalantën se ishte hera e parë dhe nuk kishte shumë stërvitje me ekipin e parë.

Kur u fut në fushë pastaj, emocion i madh. Plani i Juventusit është që ta dërgojë Hasën te ekipi i dytë i Juventusit në këtë vit, por mbetet të shohim sesi do të shkojë. Megjithëse kaluam shumë emocione edhe me fitimin e kampionatit europian me Italinë. Emocioni më i madh ishte kur luajtëm me Spanjën në gjysmëfinale pasi ishin ekip shumë i fort. Kur kaluam edhe Spanjën e dinim që do ta fitonim trofeun. Finalja ishte një emocion edhe më i madh kundër Portugalisë.

Shqipëria? Deri tani nuk kemi pasur një ofertë zyrtare nga Shqipëria. Sigurisht që kemi folur me ndonjë vëzhgues të Shqipërisë që rri në Itali, por nuk është se kemi pasur ofertë zyrtare. Luisi luan te Italia për momentin, por nuk është e thënë se do të qëndrojë përgjithmonë te Italia dhe se do të ndahemi përfundimisht nga Shqipëria. Nuk e dimë akoma se për momentin jemi të fokusuar te klubi dhe më vonë do të shohim për Kombëtaren që do të zgjidhet përfundimisht. Është i vogël, 19-vjeç, ka ende kohë”, tha Arbeni. /Sport Ekspresi/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...