I menduar dhe me lot në sy! Trajneri i Sivaspor reagon “çuditshëm” në rastin e Rei Manajt, në Turqi kanë dyshime

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj i dha një goditje të madhe Fenerbaces dhe mund të thuhet se i largoi përfundimisht titullin kampion. Tani diferenca e Galatasarai me Fenerbacen është rritur ndjeshëm dhe falë barazimit 2-2 të marrë nga Sivaspor sot, Galatasarai vendos një dorë në titullin kampion.

4 pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, mes të cilave dhe një ndeshje e drejtpërdrejtë, e bën Galatasarain që të jetë më i qetë në rrugën e titullit. E gjitha kjo falë penalltisë të fituar dhe të kthyer në gol nga Rei Manaj.

Por në momentin që arbitri do të akordonte penallti në fundin e lojës, është parë një moment i çuditshëm nga trajneri i Sivaspor, Uygun. Ky i fundit qëndronte i menduar dhe me lot në sy, pa asnjë shpërthim emocional, ndryshe nga të gjithë të tjerët pasi po merrnin një barazim kundër Fenerbahce në minutën e fundit.

Tifozët e Galatasarait kanë ngritur dyshimet e tyre në rrjetet sociale se Ugyun nuk e dëshironte një pikë të marrë kundër Fenerbahce dhe sipas tyre, trajneri i Sivaspor dëshironte që kundërshtari të fitonte për ta lënë që të vazhdonte diskutimin e titullit kampion. Megjithatë pak ditë më parë Uygun u shpreh se nuk është gati të shpall një objektiv Europe në këto ndeshje të mbetura, teksa e pranoi me sinqeritet: “Kemi edhe pak ndeshje të mbetura, do të luajmë kundër Fenerbahce dhe Galatasarai. Europa? Dua të jem i sinqertë me ju, të gjitha ekipet që unë kam drejtuar kanë qenë në luftë për mbijetesë”. Ndoshta ky ishte një moment meditimi ku trajneri i Sivaspor ka kujtuar kohët e mëparshme të tij dhe këtë aktualen, duke bërë që të reagoi në një mënyrë disi të çuditshme kur të gjithë të tjerët po festonin. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...