I mori 2 euro shtesë turistit se i preu sanduiçin përgjysmë, pronarja: Na harxhoi kohën

Date:

- Advertisement -

Një turist që vizitoi Italinë u zemërua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 euro vetëm se i kishin prerë sanduiçin përgjysmë.

Burri, i cili donte të mbetej anonim, kishte porositur një sanduiç vegjetarian, me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit.

Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

“E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor.

Mirëpo, përgjigja nga pronarja e restorantit nuk ka munguar.

“Kërkesat shtesë kanë një kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane La Repubblica.

“Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohej. Nuk ishte thjesht një sanduiç i thekur, kishte patate të skuqura brenda. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se klienti nuk u ankua apo kundërshtoi tarifën dhe sqaroi se do ta hiqte nga fatura, po ta dinte që do bënte kaq bujë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...