I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

Date:

- Advertisement -

Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini, Itali.

Mediat raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate në Rimini natën mes së shtunës dhe të dielës nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

Shqiptari ende i paidentifikuar thuhet se ka goditur 50 herë me grushta italianin i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome të cilësuar si të pakthyeshme. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. 28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...