I pari në finalen e Champions-it, Asllani i emocionuar: Gjë shumë e madhe, për mua është një ëndërr (Video)

Date:

- Advertisement -

Mbrëmja e sotme, ishte historike për Kristjan Asllanin dhe do të mbahet mend gjatë. Edhe pse nuk pati minuta në duelin e kthimit ndaj Milanit, mesfushori 21-vjeçar, u bë futbollisti i parë i Kombëtares, që do të jete prezent në një finale të Champions Ligës.

Menjëherë pas suksesit ndaj kuqezinjve të Milanit, Asllani rrëfeu emocionet e tij për këtë mbrëmje magjike, teksa në një prononcim të dhënë për gazetarin kosovar, Arlind Sadiku, i dërguari i plaformës “Artmotion” në Milano, mesfushori i Kombëtares shqiptare deklaroi:

VIDEO nga intervista

“Është gjë shumë e madhe. Është vit i parë i imi me këta lojtarë fantastikë dhe arritëm të shkonim në finale, një finale që mungonte që nga 2010-a. Kemi bërë një gjë fantastike.

Kam lojtarë shumë të fortë përpara, legjenda, si Brozoviç dhe Çalhanoglu, për mua janë “top” në botë. Po më ndihmojnë shumë. Kjo është ëndërr për mua.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne dhe, luanim edhe kundër Milanit, ju e dini dhe rivalitetin e tifozerive, kemi shumë rivalitet. Për mua është një ëndërr sepse jam dhe tifoz interist, kur dëgjoj këta njerëzit që bërtasin kështu, është ëndërr për mua”, u shpreh Asllani.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...