“I përmendi të atin!” Si nisi sherri me karrige mes nxënësit dhe mësueses së tij

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Sipas raportimeve, një gjimnazist qëlloi me karrige në kokë mësuesen e tij. Ajo ka përfunduar në spital për të marrë mjekim teksa mësohet se ka marrë dëmtime të konsiderueshme në krah.

Burime ekskluzive për JOQ kanë deklaruar se sherri mes nxënësit dhe mësueses së tij të matematikës nisi për shkak të mungesave të shumta.

Mendohet se mësuesja i ka përmendur të atin e vdekur duke i thënë: “Për eshtrat e babait tat e timit nuk kam me të kalu!”. Dyshohet se ka qenë kjo shprehje që ka nxitur adoleshentin të dhunojë mësuesen me karrige.

Është dashur ndërhyrja e nxënësve të tjerë të klasës për të ndaluar të riun i cili është marrë nga policia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...