Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’.
Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.
Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit të birit të Naim Qarrit ende nuk dihen rrethanat.
Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.
Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv.
Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.