Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lezhë pak minuta më parë. Konfirmohet se ka një të vdekur.
Nga mediat mësohet se bëhet fjalë për Nikolin Lekstakaj. Ka dyshime se viktima ishte duke dalë nga një lokal kur u qëllua nga një automjet.
Ka gjasa se bëhet fjalë për hasmëri, pasi vrasja ka ndodhur përballë shtëpisë së Ardian Nikulaj.
Ky i fundit u vra pak muaj më parë brenda një lokali nga një vrasës me pagesë portugez.