Iku në Britani me gomone, i riu shqiptar kapet duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

Date:

- Advertisement -

I riu në foto është Besmir Sula. Shqiptari u largua me gomone që i kushtoi 4000 £ në Britaninë e Madhe. Tashmë adoleshenti është arrestuar ga policia britanike pasi u kap në një fabrike kanabisi.

Sula u vu në punë në fabrikën e kanabisit prej trafikantëve që i siguruan udhëtimin me gomone drejt Anglisë me një çmim prej 4000 £.

Pasi shkoi në londë shqiptari u transferua në një hotel të drejtuar nga Home Office, ku iu dha një telefon për ta lejuar të komunikonte me familjen e tij.

I riu u kontaktua më pas nga burri në fshatin e tij nga i cili kishte marrë paratë borxh për të shkuar me gomone në Angli dhe i tha se duhej të shlyente borxhin.

Avokati i tij, John FitzGerald, tha se adoleshenti, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, kishte qenë viktimë e “bandave të organizuara që shfrytëzojnë njerëzit”.

I riu në Shqipëri fitonte 300 euro në muaj duke punuar gjithë natën në një furrë buke dhe donte një jetë më të mirë ndaj iku me gomone në Angli.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...