Ilir Daja dhe Bate Borisov, shqiptarë, sa kushton suksesi?

Date:

- Advertisement -

Nga Klaudio Ndreca

“Na ishte njëherë”! Të fiksuar pas miteve, legjendave të dikurshme dhe “syrit të keq”, shqiptarët ja veshin gjithçka një superfuqie që vendos për çdo gjë, si në sukses dhe në dështim. Përshembull, sa herë ndërtohet një shtëpi e ri, “dordolecët” apo “patkoi i kalit” është gjithmonë aty.

Pavarësisht se mund ta shkatërrojmë po vetë ndërtesën, është sërish “syri i keq” që vepron. Kjo është një parantezë e mënyrës sesi ne ndërtojmë dhe shkatërrojmë, edhe në futboll.

Ilir Daja dhe Bate Borisov, kaq mjafton! Partizani përballet dhe nuk fiton dot një ndeshje, Ilir Daja e shpartallon 4-1 që në rastin e parë. Nuk ka kaluar shumë kohë, as një muaj, Bate Borisov është po i njëjti, ajo që ndryshoi ishte Partizani dhe Ballkani.

Pyetja që ne shtrojmë është: “Sa kushton suksesi?”. Shpesh kur vendoset një trajner në ekipe elitare si Partizani, Tirana, gjëja e parë që thuhet: “Ta ketë privilegj, nuk po drejton një ekip të zakonshëm”.

Dhe këtu nis problemi kryesor, trajneri nuk duhet të ketë kërkesa të larta dhe duhet të përtyp shumë pasi po drejton një ekip kalibri.

E në momentin që paraqit dorëheqjen, pa marrë parasysh sesa peshon një person në detyrën e tij, menjëherë të tregojnë derën, disa herë edhe me arrogancë: “Vazhdo, ka të tjerë”.

Kjo haset në çdo fushë të jetës në Shqipëri. Pronarët e klubeve, bizneseve dhe çdo sipërmarrës tjetër asnjëherë nuk zgjedh të negociojë për hir të vlerës që ka njeriu i punësuar.

Nëse do ta bënte dhe do dilte pak nga vetja, më vonë mund të shijonte suksesin e madh. Ndoshta ky mund të ishte edhe rasti i Partizanit me Ilir Dajën.

Fakt është që dy trajnerët e vetëm shqiptarë me dëshmi në Europë nuk drejtojnë ekipe të Shqipërisë, Shpëtim Duro dhe Ilir Daja, ndërsa po fakt është që këta dy trajnerë kanë dërguar ekipet e tyre në Play Off të Conference League.

Çfarë do të thotë kjo? E trishtë, por në Shqipëri askush nuk peshon sipas vlerës që ka dhe mungojnë më të mirët në vendet që u takojnë.

Me fanellë nuk fitohet në asnjë rast, vetëm duke pasur historinë e së shkuarës do të mbetesh një mit, nga që ne shqiptarët kemi aq shumë qejf duke i shtuar edhe disa nota dramaciteti.

E vërtet, Partizani do të vazhdojë edhe pa Ilir Dajën, por Partizani nuk është po i njëjti me atë që do të ishte me Ilir Dajën. A do të vijë një moment kur haku të shkojë te i zoti dhe të vlerësohet gjithmonë ai që e meriton në këtë vend?

Deri atëherë do të vazhdojmë të duartrokasim suksesin e të tjerëve, fatmirësisht që në këtë rast janë vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ilir Daja, kjo ishte klithma e suksesit! /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...