Një 34-vjeçare shqiptare është kthyer në heroinë në Zvicër pasi ka shpëtuar një 4-vjeçar afgan nga mbytja.
“Blick” raporton se 34-vjeçarja Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova por banuese në Fislisbach, Aargau po kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme Bergholz në Wil St.Gallen kur u përball me ngjarjen e papritur.
Motra ime jeton me familjen e saj atje dhe ne ishim shumë të lumtur për ditën me diell që do kalonim në pishinë. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ndodhi dhe unë i shpëtova jetën një djali katërvjeçare. Burri im pa një baba duke vrapuar në pishinën e mesme, duke nxjerrë djalin e tij nga uji dhe duke e mbajtur në krahë. Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar.
Kaq ka mjaftuar që shqiptarja, me profesion infermiere të vraponte drejt tyre dhe t’i jepte ndihmën e parë djalit të vogël:
E kapa djalin nga pas nën krah dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. Më pas e shtriva në dysheme sepse nuk ia gjeja pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë. Në këto çaste djalit i është rikthyer vetëdija ndërsa babai i tij u rrëzua. Aty ka qenë edhe nëna e djalit dhe pak kohë më pas i ati është bërë i vetëdijshëm. Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre. Por une kisha ende një ndjenjë të mërzitshme. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin blu.
Kështu ajo qëndroi me familjen dhe kërkoi që djali të transportohet me ambulancë në spital. Autoritetet në St.Gallen thanë se djali ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore. Pas këtij lajmi shqiptarja tha:
Nuk kisha më frikë për djalin. Zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij. Por tani ai është në shtëpi shumë mirë.