Trajneri i Romës, De Rossi, teksa dha konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Cagliarin, bëri një krahasim mes ekipit të tij dhe Interit. Si për të treguar diferencën e madhe, De Rossi u mbështet te dy lojtarët, Fratessi dhe Asllani.
“Interi po mban në stol Frtaessin dhe Asllanin. Këta dy lojtarë do të ishin titullarë në çdo skuadër tjetër”, u shpreh De Rossi. Kështu trajneri i Romës jo vetëm vlerësoi përbërjen e Interit dhe këta dy futbollistë, por tregoi që te ekipi i tij nuk ka këtë luks zgjedhjesh.