E ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel, Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës, Refik Halili, ka folur për Europianin e Kombëtares duke e lidhur me Tiranën. Halili thotë se Europiani i saj është Tirana, duke theksuar se dy ish-ët e klubit bardheblu si Ernest Muçi dhe Taulant Seferi janë ‘shtylla’ e kuqezinjve të Sylvinhos.
“Europiani im patjetër është Tirona. Ajo që më është përforcuar në bindje është që jo vetëm grupi është ai që bën suksesin por një strateg i skuadrës është edhe ai që bën suksesin.
Ai që bën suksesin është mënyra se si trajneri pozicionon lojtarët. Dy nga lojtarët që janë shtylla e skuadrës së Shqipërisë është Ernest Muçi dhe Taulant Seferi. Muçi është vet talent i dalë nga akademia e Tiranës”, ishin fjalët e Goldi Halilit.