Dy të rinj në Lesvos, Greqi u përfshinë në procedime ligjore, pasi 2 turiste suedeze i denoncuan për abuzim seksual të ndodhur në plazhin e Agios Isidoros në Plomar.
Mediat greke raportojnë se dy vajzat nga vendi skandinav kanë dëshmuar në polici se të pandehurit i kanë përdhunuar në orët e para të së martës. Ato thonë se teksa ishin të dehura dhe të ulura në plazh, dy të rinjtë 25 dhe 20 vjeç u janë afruar dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale .
23-vjeçari shqiptar, sipas dëshmisë së tyre, ka abuzuar me të dyja vajzat ndërsa 25-vjeçari grek me 20-vjeçaren suedeze. Kur të rinjtë janë larguar nga plazhi, në orët e para të mëngjesit vajzat kanë shkuar në Komisariatin e Plomarit dhe kanë bërë denoncimin ndaj të rinjve, banorë të zonës.
Ato pretendojnë se shqiptari dhe greku kanë përfituar nga fakti se ato ishin të dehura dhe kishin kryer marrëdhënie me to.
Punonjësit e policisë, në bazë të përshkrimeve të vajzave, kanë lokalizuar mesditën e së martës dy të rinjtë në Plomar dhe i kanë dërguar në komisariat. Dy vajzat mbërritën atje dhe pa rezerva identifikuan përdhunuesit e tyre të dyshuar.
Vajzave u është marrë material biologjik për kontroll nga mjeku, ndërsa shqiptari dhe greku kanë mohuar akuzat e përdhunimit pasi thonë se vajzat i kishin ftuar me dëshirë.