Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dhunuar dhe qëlluar me armë zjarri një maroken që i kishte ngacmuar të dashurën.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 tetorit të kaluar, pranë pikës së karburantit IP në via Marco Polo. Sipas hetuesve, 44-vjeçari maroken me precedentë të ndryshëm kriminalë, e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar në një lokal jo shumë larg vendit të sulmit së bashku me disa bashkatdhetarë. Por gjatë kësaj feste ai ka nisur të ngacmojë të dashurën e shqiptarit dhe ky i fundit ka mbërritur menjëherë në lokal pasi është njoftuar nga miqtë e tij.
Kur shqiptari është përballur me marokenin e ka goditur disa herë me grushta e shkelma dhe pastaj e ka plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas kësaj shqiptari është larguar bashkë me shokun e tij, ndërsa marokeni ka përfunduar në spital.
Gëzhoja e plumbit në këmbën e marokenit ka shërbyer për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e shqiptarit i cili ishte në arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Borgo Panigale.
Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka arrestuar shqiptarin i cili akuzohet për plagë të rënda dhe mbajtje të një arme zjarri të në një vend publik.