Iu bë atentat në Ekuador/ Arjan Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda makinës së tij

Date:

- Advertisement -

Personi në foto është Arjan Rizaj, shqiptari që iu bë atentat në Ekuador. Ai u qëllua për vdekje brenda makinës së tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

Sipas mediave ekuadoriane, 53-vjeçari u sulmua nga dy persona me një motoçikletë. Shqiptari ishte brenda makinës me targë GSM-2390, teksa gruaja e të ndjerit us hpreh për policinë se pranë spitalit ishin pasi po vizitonin një të afërm që kishin shtruar atje.

“Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”, thuhet nga burimet policore.

Gruaja e Arjan Rizajt, shprehet se burri i saj nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...