“Jam i sinqertë, e prisja prej një kohe të gjatë këtë gol”, Asllani nuk e fsheh lumturinë: Të gjithë erdhën të më përqafonin

Date:

- Advertisement -

Kristjan Asllani përjetoi sot për herë të parë emocionet e shënimit të golit me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të zikaltërve kundër Xhenoas. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Asllani ka pranuar me sinqeritet se e priste prej kohësh këtë gol, të cilin ia kushton familjes dhe shokëve të tij të skuadrës.

“E dimë se është një avantazh i rëndësishëm (diferenca +15 pikë nga Juventusi). Tani na pret Bolonja, e cila është një sfidë thelbësore dhe sigurisht që duam tre pikët. Golin ia kushtoj familjes sime, por edhe djemve që më ndihmojnë çdo ditë. Nga Lautaro te Barela, të gjithë erdhën të më përqafonin. Jam i sinqertë, e prisja prej një kohe të gjatë, edhe për shkak se jam një tifoz dhe ishte e bukur”, ka thënë Kristjan Asllani.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...