“Jemi aq mirë sa nuk vihet re mungesa e Brojës”, Stefa tregon të veçantën e Silvinjos: Nuk ka më polemika në studiot televizive

Date:

- Advertisement -

Gjergj Stefa është pjesë e panelit të emisionit “Kuq e Zi” në “Supersport”, ku ka diskutuar mbi ndeshjet që e presin ekipin tonë kombëtar. Gazetari i njohur ka theksuar faktin se me ardhjen e Silvinjos, polemikat në studiot televizive janë rralluar ndjeshëm. Sipas tij, ndryshe ndodhte në kohën kur në krye të Kombëtares shqiptare qendronte Reja dhe Panuçi.

“Për herë të parë shoh që në studiot televizive, polemikat përpara ndeshjes janë sa herë e më të pakta. Kjo tregon që trajneri i bën gjërat sipas një llogjike të caktuar. Në kohën e Rejës dhe të Panuçit ne diskutonim me orë të tëra para ndeshjes, ndërsa për Silvinjon diskutimi i vetëm është mungesa e Abrashit. Ne jemi në një moment aq të mirë, sa nuk e kemi vërë re që Armando Broja, ylli i Shqipërisë, mungon“, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...