Armando Sadiku nuk u preferua nga trajneri Silvinjo, në duelin ndaj Moldavisë, që Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0.
Por pavarësisht mosaktivizimit, bomberi nga Elbasani, është gjithmonë gati për të dhënë maksimumin kur të ketë nevojë Kombëtarja. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan”, Sadiku ndër të tjera deklaroi:
“E rëndësishme është që ekipi fitoi, ishim duke luajtur mirë. Jemi të gjithë të lumtur. I kënaqur që jam rikthyer, ishalla e përsërisim suksesin e Europianit. Ishalla është ky vit i duhur. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj t’i gëzojmë të gjithë shqiptarët. Jemi të mençur, dimë ta kontrollojmë lojën në momente të vështira dhe ia dolëm.
E rëndësishme është që Kombëtarja është në rrugën e duhur. Jam i kënaqur që jam pjesë. Do mundohem që në minutat që do më jepen do të jap maksimumin. Në çdo minutë mendoj se do të shënoj dhe do të jem gjithmonë gati.
E kam mbyllur me Kartagjenën. Nuk e di akoma ku do ta vazhdoj karrierën. Do rri në Europë, kjo është e sigurt. Kam disa oferta, por akoma nuk kam vendosur.”, u shpreh Sadiku.
PANORAMASPORT.AL