“Jo vetëm Broja e Asani, të gjithë janë gati”, Silvinjo pas fitores: Për fat të keq nuk na lejonte UEFA që…

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka deklaruar pas ndeshjes se sotme ndaj Lihtenshtejnit se ka marrë përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij.

“Po, i morëm përgjigjet. Lojatrët janë shumë të karikuar, po punojnë pak nga pak. Kanë bërë mirë.

Kundërshtar i lehtë në krahasim me Europianin? Nuk ka lidhje, janë gjëra shumë të ndryshme.

Broja dhe Asani? Të gjithë që janë te ne janë të përgatitur dhe janë të gatshëm. Nuk janë vetëm dy që nuk kanë luajtur. Sot në fakt i dhamë prioritet lojtarëve që nuk kanë luajtur në javët e fundit, muajin e fundit, Pas 3-4 ditësh stërvitje ishte momenti që të shkonin në fushë e luanin. Ajeti ka 2-3 muaj që nuk luan një ndeshje të plotë, sot bëri 60 minuta.

Gjasula-Asllani apo Remadani-Seferi? Më lejoni të shpjegoj pak. Ne praktikisht kemi ardhur këtu me dy grupe të ndryshme. Abrashi ka luajtur një ditë e gjysmë më parë, Gjimshiti erdhi sot, Seferi bëri një udhëtim të gjatë. Ramadani kishte një problem shëndetësor me Leçen një muaj më parë, janë lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje, ndaj ishin jashtë. Të tjerët që luajtën më pak, që ishin me disa ditë stërvitje, i hodhëm në fushë. Për fat të keq kemi vetëm 6 zëvendësime, deshëm të bënim 2-3 zëvendësime më shumë por për shkak të rregullores së UEFA-s nuk mundnim”, tha për “SuperSport” Silvinjo pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...