Jo vetëm ndeshjet e Shqipërisë së Silvinjos, muaji tetor i përket vetëm Kombëtares

Date:

- Advertisement -

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo dhe trajneri Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive. Shqipëria e Silvinjos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, Shqipëria e vajzave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00). Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet kombëtare të moshave. Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet kombëtare të moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive. Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Hollandës dhe Ishujve Faroe. Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.

Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor – 5 nëntor. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).

Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në ora 18:00. Kjo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.

Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër. Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-28 tetor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një...

Paga në Shqipëri ka arritur 1,000 euro, por bizneset nuk po gjejnë dot shoferë

Bizneset në Shqipëri po përballen me një mungesë të...

“Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë

Kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother...