Në rrjet kanë qarkulluar së fundmi disa foto mbi të cilat u ndërtuan lajme, takime sekrete, histori dashurie e tradhtie.
Faqe anonime në rrjetet sociale “tronditën” fansat kur krijuan nga hiçi një takim mes Luizit dhe Jurgenës, ish të dashurës së tij.
Pre e gënjeshtrave dhe e profileve fake, ranë edhe mediat. Pati prej atyre që madje morën edhe prononcime nga “falsët”.
Kështu për shembull portali “Kryefjala.com” pasi kontaktoi me profilin fals të Jurgenës, qetësoi ndjekësit e Luizit dhe Kiarës duke qartësuar se “takimi mes tyre ishte thjesht rastësi”.
“Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”- është shprehur “Jurgena” për Kryefjala.com.
Si përfundim rrini të qetë të dashur fansa të çiftit: Luizi nuk e ka tradhtuar Kiarën… të paktën jo me “Jurgenën” e Instagramit.