Juventus dërgon skautë në stadium te ndeshja Çeki-Shqipëri për të parë Ardian Ismajlin

Date:

- Advertisement -

Ardian Ismajli është duke kaluar formën e karrierës, si te Empoli ashtu edhe te Kombëtarja. Një tjetër rast Berat Gjimshiti, teksa duket se lënia në stol e Silvinjos për të në Europianin e Gjermanisë, e egërsoi këtë futbollist dhe e dërgoi tërësisht në një tjetër nivel.

Edhe në sezonet e shkuara Ismajli është shquar për sigurinë e tij, madje te Kombëtarja është i vetmi mbrojtës që nuk e kemi pësuar ende një gol për shkak të një gabimi fatal nga Ardiani, por nuk e kishte marrë asnjëherë një vëmendje të tillë si tani.

Për mediat italiane, Ismajli është një prej qendërmbrojtësve më të mirë në këtë sezon të Serisë A, madje disa guxojnë për ta quajtur si më të mirin. Shifrat dhe statistikat janë tërësisht në favor të tij, teksa Ismajli është mbrojtësi që ka hequr më shumë topa të rrezikshëm nga zona e tij në elitën e futbollit italian, plot 61 tentativa të larguara. Ndërkohë në mediat italiane raportojnë një lajm të bujshëm.

Sipas tyre, Juventusi ka dërguar skautë sot në stadium për të parë ndeshjen Çeki-Shqipëri. Qëllimi i tyre do të jetë një dhe i vetëm, Ardian Ismajli. Skautët e Juventusit do ta shohin nga afër mbrojtësin e Kombëtares me objektivin për ta transferuar në merkaton e janarit.
Kjo pasi te bardhezinjtë është dëmtuar rëndë në ligament mbrojtësi Bremer, i cili pritet të humb thuajse gjithë sezonin.

Për këtë arsye, Juventusi kërkon një mbrojtës me eksperiencë në Serinë A dhe që nuk i duhet shumë kohë për t’u përshtatur, por njëkohësisht edhe një profil afërsisht në moshën 30-vjeçare, që të mos paguajë shumë para për kartonin e tij.
Të gjitha këto detaje e dërgojnë te Ardian Ismajli që në rast të një paraqitje të mirë sot kundër Çekisë, do ta afrojë veten akoma më shumë me Juventusin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related