Ka sjelle Italinë në Libofshë të Fierit/ Vreshtari që u kthye nga emigrimi me fidanët italianë të rrushit

Date:

- Advertisement -

Katër vite më parë, Dritan Meço bashkë me familjen braktisën emigrimin në Itali për tu kthyer në fshatin e lindjes në Libofshë.

Ai vendosi të kultivonte një sipërfaqe prej 3 dynymësh me fidanë rrushi të sjellë nga Sicilia. Falë përvojës 25 vjecare të fituar në Itali dhe kushteve atmosferike të favorshme për rritjen e fidanëve, sot Dritani është një nga fermerët më të suksesshëm në zonën e Libofshës. Ai arrin të prodhojë mbi 160 kuintalë rrush të cilësisë së parë.

“Të gjitha shërbimet në vresht i kryej vetë. Më shumë më intereson cilësia e prodhimit sesa sasia. Kam arritur të marr një bistak rrushi që peshon mbi 5 kg. Jam duke eksperimentuar edhe me fidanë të varieteteve që këtu janë shumë të rrallë dhe kam arritur të marr prodhim të mbarë”, tha Dritan Meço.

Jo vetëm Dritani, por në Libofshë janë të shumtë fermerët që i janë rikthyer tashmë vreshtarisë, duke e transformuar këtë zonë që dikur ishte hambar i Myzeqesë për drithëra, në një fshat ku kultivohet kryesisht rrushi.

Me një sipërfaqe prej 48.5 hektarësh me vreshta, nga të cilat 20 hektarë janë të mbuluara me sera, dhe me një rritje prej 5 hektarësh për këtë vit, fermerët në Libofshë kërkojnë mbështetje nga qeveria në formën e subvencioneve për të shtuar më tej sipërfaqet me sera dhe vreshta. Ata thonë se klima në këtë zonë favorizon kultivimin e rrushit, duke e bërë këtë sektor shumë premtues.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...