Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur me deklaratën e saj. Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin nga Shijaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se mban në dorë orën e tij.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?”, shprehet këngëtarja.
View this post on Instagram
Më 11 gusht 2022, Ervis Martianj u zhduk në mënyrë misterioze. Ishte familja e tij që alarmoi policinë e Laçit, pasi kishte humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.
Që prej asaj dite, askush nuk di asgjë për fatin misterioz të Martinajt. Ka dyshime se ai është vrarë nga kundërshtarët dhe i është zhdukur trupi./JOQ