Mbrëmjen e sotme në prime u transmetua historia e jetës së Luizit, të cilën këngëtari e kishte rrëfyer mes lotësh. Ai u shpreh se ka lindur në Shkodër në vitin 1985. Luizi tha se ka nisur të flasë me vonesë, por që prej ditës kur nisi të flasë, nuk pushoi më së foluri.
Luizi rrëfeu edhe për kushtet e këqinja ekonomike dhe se nëna dhe babai i tij bënin dy punë. Ai shtoi se ka punuar kamarier për të ndihmuar familjen e tij. Pas kësaj, ai tha se u bë pjesë e programit “Ethet”, ku doli fitues. Në linjën e jetës, Luizi foli edhe për historinë e tij të kaluar të dashurisë.
Ai tha se la pas karrierën për dashurinë, por më pas i dhanë fund lidhjes 10 vjeçare, vetëm për një zënkë. Luizi foli edhe për licensën që iu hoq, pasi u tha se ishte e paligjshme dhe se për këtë arsye mbeti në mesin e katër rrugëve dhe mendoi t’i jepte fund jetës.
Ai shtoi se kur mendoi të bënte vetëvrasje, e ndihmoi një person në Shkodër që punonte te KEESH. Bëhet fjalë për Benet Becin dhe se ai e ndihmoi me një vend pune.
Banori foli edhe për momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se babai i tij u nda nga jeta. Luizi tha se kur hyri në Big Brother la punën dhe se ka disa borxhe për të larë.
Ai u shpreh se tani është momenti që të bëjë hapa të sigurtë dhe u shpreh se do qëndroi në Shqipëri dhe se atyre personave që ia kthyen shpinën, ka dëshirë t’i thotë që lotët janë për zgjedhjet e gabura që ka bërë dhe jo për to.