Karkalecat “pushtojnë” Tiranën, përse kaq të shumtë dhe sa të rrezikshëm janë

Date:

- Advertisement -

Qytetarët e Tiranës gjatë këtyre ditëve të kësaj thatësire dhe të nxehti ankohen vazhdimisht për karkalecat e mëdhenj që gjejnë në ballkonet e tyre. Nëse dikush mendon se po vjen fundi i botës a gjëra të tilla drastike, t’i heqë këto mendime.

Karkalecat janë insekte të zakonshme në kohën e të nxehtit. Veçanërisht në fshatra ata janë të shumtë, por nuk është aspak çudi të të shfaqen pranë vazove të luleve në ballkonet e apartamenteve apo shtëpive private.

Klima e ngrohtë dhe e thatë e këtyre ditëve është faktori që i favorizon karkalecat që të shfaqen të shumtë në ambientet tona. I nxehti i jep atyre kohën e duhur për tu ushqyer, për të grumbulluar ushqim dhe për të siguruar një çiftim ta më produktiv.

Vera e shkuar ishte mjaft e thatë dhe ishte e pritshme që në këtë aktualen të kishim më shumë karkaleca. Një femër e vetme mund të lëshojë mbi 100 vezë. Për ata që tremben dhe “gërthasin” kur shohin një karkalec: Mos e bëni më, sepse ata nuk janë të rrezikshëm.

Karkalecat nuk e kanë aspak tendencën për të kafshuar a për të sulmuar njerëzit. Lloji i karkalecit që rritet në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë nuk klasifikohet si kafshues, por edhe në rast se kjo ndodh, ju do të ndjeni vetëm një pickim minimal dhe asnjë rrezik tjetër.

Nëse ju kafshon një karkalec, gjë që është tejet e rrallë, gjeja e vetme e nevojshme për të bërë është që të pastroni me ujë dhe sapun pjesën ku jeni pickuar. Mos e kruani pjesën ku ju pickon dhe në rast se mund të keni ndonjë anomali tjetër, vendosni pak akull dhe drejtohuni te mjeku.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...