Këto janë dy turistet e huaja që humbën jetën tragjikisht në Valbonë, përfunduan në greminë prej mjegullës

Date:

- Advertisement -

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze janë turistet e huaja që humbën jetën tragjikisht teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë.

Mbrëmjen e djeshme, ato po lëviznin në shtegun Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.

Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman. Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Edhe më parë janë shënuar raste tragjike gjatë kalimit të shtegut Theth-Valbonë, pasi turistët e huaj të cilët eksplorojnë zonën nuk e njohin terrenin. Ndërkohë një rast tragjik u shënua edhe një ditë më parë edhe në kanionet e Osumit, ku rrjedha e lumit mori para turistin holandez, Jules Schurmmans, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...