Janë identifikuar viktimat e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Kroaci, ku humbën jetën dy kosovare.
Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre.
Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania. Ndërsa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.