Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në kasollen e lopëve babain e saj, Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash, Durrës.
50-vjeçari njihej si njeri autoritar në familje dhe prej kohësh punonte si roje në tregun e makinave. Por me armën që ai mbante në vendin e punës, vajza e tij Hygerta Meta e vrau pasi nuk donte të fejohej me zor.
Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, shkak për zbulimin e krimit. Pas kësaj 19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por edhe ku e ka groposur trupin e babait. Ka dyshime se vajza mund të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë, pasi trupi i 50-vjeçarit ka qenë i mbështjellë edhe me qese, dhe sipas hetuesve vajza nuk mund ta bënte e vetme.
Hygerta Meta ka deklaruar se 50-vjeçari insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por ajo nuk pranonte pasi djali nuk ishte në nivelin e saj dhe se ajo donte të ndiqte studimet.
“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fllimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa”, ka deklaruar 19-vjeçarja.