Bajer Leverkuseni mbetet i pamposhtur edhe pas 49 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon. Kampionët e Bundesligës shënuan sërish në sekondat e fundit, duke shmangur humbjen ndaj Romës dhe duke siguruar finalen e Ligës së Europës. Granit Xhaka ka thënë pas përfundimit të ndeshjes për “RTL”-në se ëndrra e tij është bërë realitet. Ai është shprehur se ndeshje të tilla i ëndërron t’i luash që fëmijë
“Mbi të gjitha, të mos humbësh është e jashtëzakonshme. Edhe një herë tjetër, kjo vendosmëri për të shënuar një tjetër gol dhe të kërkonim të shënonim tjetrin është e pabesueshme. Tani jemi në finale. Një ëndërr e bërë realitet. Të rrëngjethet mishi. E ëndrrëon një atmosferë të tillë. I ëndërron ndeshje si kjo. Si fëmijë, dëshiron që të jesh pjesë e këtyre ndeshjeve dhe më pas, kur barazon vetëm pak para fundit dhe shkon në finale, është e pabesueshme. Padyshim që do ta shijojmë këtë natë”, ka thënë Granit Xhaka.