Një shqiptar në Austri është nxjerrë nga një klub nate me pretekstin se është i huaj.
33-vjeçari Gazmend Bardhoku me origjinë nga Kosova, por nënshtetësi austriake, mbrëmjen e së martës ka shkuar në një disko në Amstetten për të festuar me shokët e tij.
Pasi ka lënë xhaketën në tavolinë, shqiptari që është edhe inxhinier e sipërmarrës nga Zeillern, ka shkuar në tualet. Por kur është kthyer shokët austriakë i kanë thënë se duhet të largohet nga clubi pasi është i huaj.
“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj. Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty.
Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët e njihnin pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“.
I habitur nga kjo ngjarje e çuditshme, sipërmarrësi shqiptar do të marrë masa ligjore pasi largimin e tij e lidh me diskriminin racor.
Së bashku me avokatin Steyr, Hubert Niedermayr, ai tani po merr masa ligjore kundër diskos dhe tani kërkon 3000 euro dëmshpërblim për diskriminim ndaj tij.