Të hënën, më 21 gusht, është zhdukur futbollisti Hameed Abdulah Talal i divizionit të parë të Goricës, Kroaci.
Hameed nënshkroi një kontratë me HNK Gorica dhjetë ditë më parë. Por të shtunën, më 19 gusht, ai u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë nga banesa e tij dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri dhe për të zhvendosur gjërat në shtëpinë e tij të re në Goricë të Madhe.
Kontaktin e fundit me agjentin e tij e ka pasur në orët e para të mëngjesit të së hënën, kur i ka thënë se thjesht po i paketonte gjërat dhe po nisej për në Goricë të Madhe për të shkuar në seancën stërvitore të pasdites në klub. Që atëherë, të gjitha gjurmët e tij kanë humbur.
Policia hungareze gjeti me sukses Porsche Taycan-in e tij të bardhë me targa suedeze.
Deri më tani dihet vetëm se mjeti i tij është gjetur në Hungari, por ende nuk dihen të gjitha detajet e tjera për zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar.
Për momentin, policia nuk e përjashton rrëmbimin si shkak të mundshëm të zhdukjes së tij.
Ndërkohë klubi i HNK Goricës në “Facebook“ ka shkruar:
Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hamed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë.