“Kolegët tanë me vila, na mbrojnë Belerin për tokat, kur kanë zënë toka për vete” – Artan Hoxha: Unë ha sufllaqe se s’ma mban xhepi, ndërsa këta….

Date:

- Advertisement -

Artan Hoxha thotë se Prokuroria ka prova me video për Fredi Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, por ato nuk mund të dalin ende pasi prishen hetimet.

Hoxha ka qenë mjaft i ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku pati debate të forta mes tij dhe zëdhënësit të fushatës së Belerit.

Sipas Hoxhës, ka kolegë të tij gazetarë me vila në Tiranë dhe bregdet, që sot mbrojnë Belerin që po “lufton” për tokat në Himarë, ndërkohë që sipas tij, kanë “zënë toka për vete”.

“Janë disa kolegë që paguhen mijëra euro dhe thonë që qeveria po ble gazetarët për çështjen Beleri. Këta me vila, këta të Kodrave të Diellit, të Zamirit në Palasë, që e kanë lart buxhetin, tani mbrojnë Belerin.

Ai thotë se janë zënë tokat, ky ka zënë tokat vetë… Unë maksimumi kur shkoj atje ha sufllaqe, se aq ma mban xhepi.

Kam dëgjuar që thuhet nuk ka prova. Pastaj kalon te pjesa që ka regjistrim audio. Në fakt është në video, me zë dhe figurë. Ka provë dhe ajo është me zë dhe figurë. Është kapur zoti Kokaveshi atje. Si lidhet me Belerin? Zoti Kokaveshi është gjë kandidat?

Zoti Kokaveshi që ditën e parë, kam parë shqetësim edhe nga mediat greke, ai nuk ka qenë në burg por ka qëndruar në spitalin publik, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Zoti Beleri, prej ditës së martë, ndodhet në spitalin e burgut, jo në qeli. Edhe ai është në ndihmë mjekësore. Që të qetësojmë ambasadën greke, mediat greke, dashamirësit, etj.

Pse e bëri Prokurori i Vlorës? Kur i është vendosur pajisja përgjuese, nuk u provua ajo që kërkohej, u bë në rastin e dytë.

Në rastin e dytë kishte frikë për dekonspirim dhe forcat kanë vajtur nga Tirana. Meqenëse veprimet janë bërë në mbrëmje vonë, si do ta lëshonte prokurori i SPAK?

Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë. Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje!

Të kam thënë që ky person do të krijonte këtë problematikë. Sot Shqipëria dhe Greqia kanë një problem në kancelaritë europiane dhe në SHBA”, tha ndër të tjera Hoxha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...