Kombëtarja “tërbon” tifozët, në Pragë pritet “lumë” kuqezi. Syvlinho “presion” Republikës Çeke jo vetëm me Brojën

Date:

- Advertisement -

Me 6 pikë në 3 ndeshje, vendi i dytë në Grupin E, një pikë larg Republikës Çeke, e mbajnë në lojë Shqipërinë për një vend në “Euro2024”. Entuziazmi dhe atmosfera rreth Kombëtares është fantastike, kjo u pa qartë përballë Moldavisë ku në “Air Albania” ishin prezent 22 mijë tifozë. Në daljen e fundit për mediat, trajneri Sylvinho theksoi se e gjithë vëmendja është te sfida me Republikën Çeke, me ekipin kryesues, një ndeshje jetike, më e rëndësishmja e këtij grupi që mund të vendos jo pak për rrugëtimin e kuqezinjve në këto kualifikuese.

Sylvinho do të ketë një armë më shumë në këtë përballje, Armando Brojën, sigurisht nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, por e sigurt është se në Pragë, në stadiumin “Fortuna Arena” do të ketë edhe shumë tifozë kuqezi. FSHF ka bërë me dije se kanë dalë në shitje biletat për sfidën e 7 shtatorit.

Burime për “News24” bëjnë me dije se interesimi ka qenë shumë i madh nga ana e tifozëve kuqezi, ende pa dalë biletat në shitje, fill pas sfidës kundër Ishujve Farore. Do ketë organizime të mëdha, jo vetëm nga tifozët kuqezi, grupi më i rëndësishëm ultras.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...