Konfliktet dhe intrigat e krerëve të “Vatrës” në SHBA, publikohet historia e panjohur

Date:

- Advertisement -

Nga Dalip Greca
Avokat, gjykatës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish, atdhetar i shquar…! Ky ishte Kristo Floqi, një ndër personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Çfarë mund të bënte më shumë për vendin e tij, një njeri që kishte sakrifikuar shumë për t’u shkolluar e, më pas për t’i shërbyer vendit, në shumë fusha. Por, fundi i tij ishte tragjik. Kristo Floqi u arrestua nga komunistët sapo erdhën në pushtet, duke e shpallur fajtor, si autor i himnit të Mbretërisë. Kristo Floqi, u burgos nga vitet 1945-1950. I braktisur, i përbuzur, i vetmuar, ai vdiq në mjerim në vitin 1951. Asgjëkundi nuk u fol për vdekjen e tij, madje as në gazetën që kishte drejtuar vetë. Më poshtë, sjellim një artikull të botuar në gazetën Dielli, që i kushtohet veprimtarisë së Kristo Floqit.

Pati lindur më 24 Maj 1876, në Korçë (është shkruar se ai ka lindur në fshatin Floq, por kjo nuk i përgjigjet së vërtetës, sepse vetë ai në shënimet autobiografike, pohon se ka lindur në Korçë.) I ati, Vasili, kishte lindur në Floq. Informacion japin për Floqin edhe studiuesit Robert Elsie dhe Hasan Hasani, ndërsa gazetari Fiqiri Shahinllari, në librin e tij “Lis në Shkëmb”, sjell të dhëna interesante rreth Floqit, pasi ka shfletuar arkivin. Ndërsa Prof. Dr. Stilian Adhami, krahas studimit të kësaj figure, sjell të dhëna e dëshmi të rralla. Kristo Floqi ishte i biri i Vasil Floqit, i cili pati katër djem dhe një vajzë; Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinën. Mbetën gjallë vetëm Kristo me Thanasin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related