Rreth 50 turistë janë helmuar pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim në një anije turistike në Vlorë.
Mësohet se turistët ishin duke udhëtuar me anijen “Black Pearl” në itinerarin Sazan – Karaburun, dhe kanë konsumuar ushqimin e shërbyer.
Ndonëse shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende, dyshohet të ketë ardhur pikërisht nga ushqimi.
Turistët janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës me të vjella dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mes tyre janë edhe 5 fëmijë të cilët po trajtohen në pediatri.
Raportohet se numri i turistëve të helmuar mund të arrijë deri në 70. Sakaq, Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur një hetim për rastin në fjalë.