Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali/ Qytetarët italianë mbledhin fonde për Tefta Malajn dhe të birin

Date:

- Advertisement -

Pas ngjarjes së rëndë pak kohë më parë ku Taulant Malaj vrau me thikë disa herë vajzën e tij, komshiun dhe plagosi gruan italianët kanë nisur mbledhje fondesh për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar.

Tefta dhe familja e saj jetonin prej shumë vitesh në Itali por me origjinë ishin nga fshatrat e Vlorës.

Fushata ka nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare që i mbijetoi masakrës së kryer në shtëpinë ku jetonte me familjen e saj, raportojnë mediat italiane.

Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinji 51-vjeçar Massimo De Santis. Gruaja, me djalin e saj 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe ka shprehur vullnetin për të mos të kthehet në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe me Bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Në dëshminë e dhënë, Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij të cilën e kishte goditur të parën dhe në moment kishte ndërhyrë vajza e tij 16 vjeçare për të shpëtuar të ëmën. Ai shtoi se e kishte sulmuar me thikë vajzën e tij pa e kuptuar se ishte ajo. Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, gruaja e tij së bashku me italianin u arratisën në kuzhinë ku kishte vazhduar t’i godiste. 4 ditë pas krimit të rëndë shqiptari Taulant Malaj ka kuptuar se çfarë ka bërë duke u shkrehur në lot në seancën e parë ku iu komunikua arresti me burg dhe rimarrja e dëshmisë. Sipas avokatëve shqiptari ndodhet në gjendje të rënduar. Tre video të tjera janë marrë nga kamerat e shtëpisë për të cilat avokatët thonë e Malaj nuk ka dashur ta vrasë djalin 5 vjeç dhe fëmija nuk ishte i fshehur pas divanit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...