Krisje në shoqërinë me Fatma Haxhialiun? Aulona Musta: Më ka bërë diçka që nuk…

Date:

- Advertisement -

Prej disa ditësh kemi parë në rrjetet sociale të Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës disa postime që kanë habitur ndjekësit e tyre. Dy gazetaret e njohura, të cilat janë mikeshe prej shumë vitesh, kanë hedhur ‘kunja’ kundrejt njëra-tjetrës.

Në postimet në “Instastory”, ato herë pas here kanë etiketuar njëra-tjetrën dhe i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës. E fansat e tyre janë kuriozë të dinë nëse ka ndodhur vërtetë diçka mes tyre, apo thjesht po bëjnë shaka në rrjetet sociale.

Këtë e ka zbuluar Aulona gjatë një interviste për Lei Krajën në “Pushime on Top”. Teksa moderatorja e njohur e pyeti nëse do të rikthehet në ekran me Fatmën, gazetarja foli pak edhe për raportin e saj për momentin.

Musta tha se ‘Fatma ka bërë diçka që nuk duhej t’a bënte’, duke shtuar gjithashtu se ‘nuk është zënie tamam’. Por nga ana tjetër, Aulona shprehu dëshirën që ‘dyshja e tyre të rikthehet në ekran’.

Lei: Çfarë ndodhi me dyshen Aulona dhe Fatma përsa i përket ekranit se në jetën tuaj të përditshme jeni shoqe

Aulona: Nuk i ke parë kunjat që kemi hedhur këto kohë nëpër “story” me njëra-tjetrën? Fatma më ka bërë diçka që nuk duhet të ma bënte, nuk e them se ça ka ndodhur mes nesh

Lei: Me të vërtetë jeni zënë?

Aulona: Nuk është zënie tamam, poo…

Lei: Zënka që ndodhin, se nuk e di se si ta zbus më shumë. E mendon rikthimin me Fatmën?

Aulona: Ne gjithmonë e kemi thënë, sa herë që takoheshim, ‘është bukur që dyshja jonë të rikthehet’. Unë do doja shumë që të riktheheshim

Lei: Edhe unë do doja. Ishit zjarr

Aulona: Mendoj se kemi bërë revolucion në median shqiptare

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...