“Ku po shkojmë kështu? 18 mijë lekë mëngjesi në aeroport, 750 vetëm pica”

Date:

- Advertisement -

Ndërsa aeroportet në të gjithë botën janë të njohura për çmimet e larta, situata në aeroportin “Nënë Tereza” ka krijuar një shqetësim të madh mes udhëtarëve.

Denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë për çmimet dhe produktet e ofruara nga baret dhe restorantet që operojnë në aeroport janë të shumta.

Një udhëtar i TIA që po priste fluturimin e tij këtë mëngjes, ka mbetur i habitur nga çmimi i një cope pice që ka blerë për të konsumuar.

Ai thotë se një copë pice “Margarita” i ka kushtuar 750 lekë, ndërsa një cappuccino 390 lekë.

Në total për picën, dy shishe uji dhe dy cappuccino, udhëtari ka paguar 1890 lekë të teja.

Ai pyet i habitur se ku po shkojmë kështu me këto çmime pasi s’janë aspak normale për shërbimin dhe produktet që ofrohen.

Denoncimi i qytetarit:

pushimet ne shqipri, aeroporti nen tereza nje mengjes me dy bidona uj dy kapuco nje cop pic 18 milek. ku po shkojm kshu

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...