Ku të shkoni këtë verë? CNN rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve kryesore: Perlë mesdhetare!

Date:

- Advertisement -

Media prestigjioze CNN e ka rendisut Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike që duhen vizituar këtë verë. Sipas CNN, Shqipëria është perlë mesdhetare që ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia këtë verë, thotë Joao Donadel, një këshillues udhëtimesh. Në përshkrim fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

CNN ia ka dedikuar artikullin 12 destinacioneve turistike në botë që duhen vizituar këtë verë. Së bashku me Shqipërinë renditen edhe: Madridi, Spanjë; New York, SHBA; Piedmont, Itali; Los Anxhelos, Kaliforni; Peru; Santa Fe, Meksiko e re; Viena, Austri; Buenos Aires, Argjentinë; Malta dhe Tajlanda./Albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...