Kurora e Championsit shkon te mbretërit e Europës, Reali ngre trofeun për herë të 15

Date:

- Advertisement -

Reali i Madridit është shpallur kampion i Champions League-s për herë të 15 në histori. Shpirti i garës i Dortmundit nuk mjaftoi, teksa spanjollët fituan me shifrat 2-0. Pjesa e parë foli në favor të verdhezinjve, të cilët goditën edhe shtyllën me anë të Fullkrygut.

Por Reali i Madridit tregoi në pjesën e dytë të lojës sa i peshon fanella. Në minutën e 73-të Dani Carvajal-i e dërgoi topin në rrjetën, duke i dhënë një rrjedhë tjetër lojës. Për të mbyllur historinë e takimit mendoi Viniciusi 10 minuta më vonë. Fullkrygu u kundërpërgjigj me një gol të shënuar me kokë, por anësori i ngrin festën për shkak të sinjalizimit të një pozicioni jashtë loje. Finalja përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Realit të Madridit dhe kurora e Champions-it shkoi përsëri te mbretërit e Europës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dy pica dalin nga dhoma e zhveshjes së Francës, Griezman shkon t’ia jap familjes së tij

Kombëtarja e Francës u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit...

SKANDALI tek Ekonomiku në Tiranë, si shefi i departamentit rrahu PEDAGOGEN në fakultet!

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fakultetin...

FIER/ Xhimi 23 vjeç që e vrau me thikë ish-burri i të dashurës

Ky është Xhimi Baka, 23 vjeç, i cili gjeti...