Kush e tradhtoi “mbretin” e lotove? Artan Hoxha: E rrëmbyen dhe e eleminuan

Date:

- Advertisement -

Teksa u duk sikur “masakra e Don Boskos” riktheu në skenë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, në të vërtetë nuk ishte kështu.

Fati i tij vijon ende të jetë mister, ndërsa 100-ditëshi që Rama i dha si ultimatum policisë për të kthyer përgjigje se çfarë ndodhi me “mbretin e lotove” ka skaduar.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se versio më i qëndrueshëm për fatin e Martinajt është tradhtia, shitja, rrëmbimi dhe eleminimi i tij.

“Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot,” u shpreh Hoxha në Euronews.

Gazetari e cilësoi Ervis Martinajn një armik publik.

Masakra e “Don Boskos” u shënua në datën 12 mars në rrugën “Anastas Shundi”. Mimosa Paja, e pafajshme u vra nga dora kriminale, ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në lokalin e Fation Muratit. Ky i fundit u mor në pyetje nga prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj (kushëriri i Ervis martinajt) dhe dy shokët e tij, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha, ndërsa më pas u la i lirë./Albeu.com./

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...