Dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë, ishte një surprizë e mbrëmjes së djeshme në darkën që bën në Pallatin e Brigadave me liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse me vështirësi, lideri francez arriti ta përfundonte me sukses fjalimin e tij të shkurtër dedikuar miqësisë franko-shqiptare dhe të gjithë e duartrokitën.
Por, kush e kishte mësuar Macronin të fliste shqip?
Ishte ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri- mbrëmjen e hënës.
Gazetari Blendi Fevziu përmes një videoje krah-futbollistit ka qenë ky i fundit ka ai që ka shkruar Macronit përshëndet në gjuhën shqipe.
Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë të lexonte për të mësuar.
Macron nga Tirana: Prania ime tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon!
Ai ndër të tjera tregoi se gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri, ai diskutoi me Macronin për rrugëtimin e tij, ngjarjet në veri të Kosovës, gjithashtu presidenti francez ishte kurioz edhe për historinë e gjuhës shqipe, të çfarë ish-futbollisti ia rrëfeu me plot krenari. . . .
Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga fërngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruar. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?
Lorik Cana: Po udhëtova me, një eksperiencë e ardhur, një ftesë e ardhur nga presidenti për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i nevojshëm, duhet dy herë ta lexonte edhe.